Shiffrin e pandalshme, një fitore larg rekordit të Lindsey Vonn!

Skijim

Shiffrin e pandalshme, një fitore larg rekordit të Lindsey Vonn!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 janar 2023 Në ora: 17:58
Mikaela Shiffrin

Mikaela Shiffrin nuk ka të ndalur, ka vazhduar me fitore në Kupën e Botës në ski.

Shiffrin është vetëm një fitore larg rekordit të bashkëkombëses së saj, Lindsey Vonn. 

Shiffrin ka arritur 81 fitore deri me tash në karrierë.

Skiatorja amerikane ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Sljeme të Kroacisë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:36,42 minuta.

Shiffrin e lënë pas për 76 qindtat sllovaken Petra Vlhovan.

Suedja Anna Swenn-Larsson arriti në podium por me kohë shumë më të dobët për 1 sekondë e 21 qindtat se skiatorja amerikane.

Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme me 975 pikë, pasojnë Vlhova (586), Holdener (495) etj. 

Shiffrin udhëheq me 525 pikë, e ndjekur nga Holdener (420), Vlhova (360) etj. 

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:36,42
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,76
3. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1,21
4. Wendy HOLEDENER (Suedia)    +1,38
 5. Ana Bucik (Sllovenia)    +2,36
 6. Camille Rast (Zvicra)        +2,73
 7. Franziska. Gritsch  (Austria)    +2,85
 8. Amelia Smart (Kanada)    +2,93
 9. Maria Tviberg (Norvegjia)    +2,93
10. Leona Popoviq  (Kroacia)    +3,02

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat