Lindsey Vonn: Jam e lumtur për Mikaelën, rekordet janë për t'u thyer!

Skijim

Lindsey Vonn: Jam e lumtur për Mikaelën, rekordet janë për t'u thyer!

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2023 Në ora: 18:18
Lindsey Vonn: Jam e lumtur për Mikaelën

Mikaela Shiffrin festoi sot në sllallomin e madh në Kranjska Gora dhe kështu arriti fitoren e 82-të në karrierë në Kupën e Botës, duke barazuar rekordin e Lindsey Vonn.

Ish-skiatorja amerikane Lindsey Vonn tha sot se është e lumtur që bashkëkombësja e saj, Mikaela Shifrin, barazoi rekordin e saj për numrin e fitoreve të Kupës së Botës dhe theksoi se rekordet janë për t'u thyer dhe se kjo është një shenjë progresi.

"Jam shumë e lumtur për Mikaelën. Rekordet janë për t'u thyer dhe kjo është një shenjë progresi. Nëse dikush do të thyejë rekordin tim, jam shumë e lumtur që një amerikane e bëri atë.

Ajo do të vazhdojë të shtyjë kufijtë dhe Të frymëzojë amerikanet e tjerë ", tha mes të tjera Vonn, raporton “AP”. 

"Është mbresëlënëse që dy skiatoret më të mira femra të të gjitha kohërave janë amerikane në një sport historikisht të dominuar nga evropianet.

Ne jemi 20 fitore përpara skiatores së radhës në listën e të gjitha kohërave (Annemarie Moser-Prell e Austrisë me 62 fitore) që është një epërsi e rëndësishme", - tha Vonn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat