Ndalet seria e fitoreve të skiatores amerikane, sllovakja më e mirë në sllallom

Skijim

Ndalet seria e fitoreve të skiatores amerikane, sllovakja më e mirë në sllallom

Nga: K. Goca Më: 10 janar 2023 Në ora: 22:23
Petra Vlhova, foto Reuters

Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, ka ndalur serinë e fitoreve të amerikanes Mikaela Shiffrin.

Vlhova ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Flachau të Austrisë.

Sllovakja zë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:51:95 minuta, duke lënë pas me 43 qindtat Shiffrin.
Vlhova arriti fitoren e 27-të në karrierë.

Lena Dürr e Gjermanisë arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë me kohë me të dobët për 85 qindtat se vendi i parë.

Shffrin kryeson në sllallom me 605 pikë, pasojnë Holdener (470), Vlhova (460) etj. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1196 pikë, pasojnë Vlhova (796), Holdener (569).   

Renditja 

1. Petra Vlhova (Sllovakja) 1:51:95
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0:43
3. Lena Dürr (Gjermania)    +0:85
4. Wendy. Holdener (Zvicra)    +1,54 
5. Paula Moltzan (SHBA)    +2,15 
6. Katharina Liensberger (Austria)    +2,62 
7. Hanna Aronsson Elfman (Suedia)    +2,74 
8. Jessica Hilzinger (Gjermania)    +2,81 
9. Emma Aicher (Gjermania) +3,11 
10. Touie Stjernesund (Norvegjia)    +3,17

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat