Clement Noel fiton në sllallom, 7 qindtat para Zenhausernit

Skijim

Clement Noel fiton në sllallom, 7 qindtat para Zenhausernit

Nga: K. Goca Më: 24 janar 2023 Në ora: 22:42
Clement Noel

Francezi Clement Noel ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke e fituar garën në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Schladming të Austrisë.

Skiatori francez zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48:97 minuta, me kohë më të mirë për 7 qindtat se zvicerani Ramon Zenhäusern.    

Norvegjezi Lucas Braathen përfundon në podium përkatësisht në pozitën e tretë me 38 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe për 7 qindtat është më i shpejt se Manuel Feller i Austrisë.

Në sllallom Braathen udhëheq me 430 pikë, i përcjellur nga Kristoffersen me 389, Yule 334 etj. 

Në renditjen e përgjithshme, Odermatt prin me 1.186 pikë, pasojnë Kilde me 961, Kristoffersen 734 pikë etj.

Renditja 

1. Clement Noel (Franca)    1:48:97
2. Ramon Zenhäusern    (Zvicra)    +0:07
3. Lucas Braathen (Norvegjia)    +0:38
4. Manuel Feller (Austria)    +0,45
5. Loic Meillard (Zvicra) +0,60
6. Lie Mcgrath (Norvegjia)    +0,95
7. Kristoffer Jakobsen (Suedia)    +1,09
8. Alexander Steen Olsen (Norvegjia)    +1,16
9. Fabio Gstrein (Austria)    +1,19
10. Timon Haugan (Norvegjia)    +1,23

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat