Kanadezi fiton medaljen e artë në supersllallom të madh

Skijim

Kanadezi fiton medaljen e artë në supersllallom të madh

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 14:50
Aamodt Kilde, James Crawford dhe Alexis Pinturault

Skiatori kanadez, James Craëford, ka arritur sukses të madh, duke e fituar medaljen e artë në supersllallom të madh dhe atë për një fije të flokut, pasi që vendit të dytë i iku vetëm për 1 qindtën e sekondës. 

Kanadezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:07:22 minuta, në garën që u zhvillua në Courchevel Meribel të Francës.

Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia, nuk i priu fati që të arrijë të artën. 

Pas një garë dramatike, Kilde fiton medaljen e argjendtë.

Francezi Alexis Pinturault ka fituar medaljen e bronztë.

Pinturalt mbetet për 26 qindtat larg vendit të parë.

Renditja Renditja 
1.James Craëford (Kanada)    1:07:22
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0:01
3. Alexis Pinturault (Franca) +0:26
4. Marco Odermatt (Zvicra)    +0,37
5. Raphael Haaser (Austria) +0,58
6. Marco Schwarz (Austria)    +0,59
7. Adrian Sejersted (Norvegjia) +0,62
8. Loic Meillard (Zvicra) +0,65
9. Brodie Seger (Kanada) +0,67
9. Andreas Sander (Gjermania) +0,67

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat