Jasmine Flury shkëlqen, fiton medaljen e artë në lëshim

Skijim

Jasmine Flury shkëlqen, fiton medaljen e artë në lëshim

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 14:16
Jasmine Flury

Skiatorja e Zvicrës, Jasmine Flury, ka treguar formën e saj, duke e zënë vendin e parë në disiplinën e lëshimit, me kohë të kaluar për 1:28:03 minuta, që u mbajt në Courchevel Meribel të Francës.

Flury doli e para me 4 qindtat para Nina Ortlieb dhe fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror.

Nina Ortlieb bëri paraqitje të mirë, duke fituar medaljen e argjendtë, njëherit duke arritur për tetë qindtat para zviceranes Corinne Suter.

Image

Jasmine Flury e Corinne Suter

Skiatorja Corinne Suter u stolis me medalje të bronztë.

Lara Gut Behrami edhe sot mbetet pa medalje, ka përfunduar në vend të nëntë me 71 qindtat e sekondës larg vendit të parë.

Renditja 

1. Jasmine Flury (Zvicra)    1:28:03
2. Nina Ortlieb    (Austria) +0:04
3. Corinne Suter    (Zvicra) +0:12
4. Cormelia Hütter (Austria)    +0,37
4  . Mmirjam Puchner  (Austria) +0,37
6. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +0,42
7. Stephania Venier (Austria) +0,57
8. Kira Weidle (Gjermania)    +0,61
9. Lara Gut Behrami (Zvicra) +0,71
10. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0,84

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat