Austriaket dominojnë në supersllallom të madh 

Skijim

Austriaket dominojnë në supersllallom të madh 

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2023 Në ora: 13:41
Nina Ortlieb

Austriaket dominuan supersllallomin e madh, në një garë që binte borë e dendur dhe vërtet iu shkaktoi telashe.

Të gjitha austriaket në podium, në garën që u mbajt në Kvitfjell të Norvegjisë.

Duket se edhe reshjet e borës ishin aleat i skiatoreve austriake. 

Nina Ortlieb zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29,25 minuta, duke lënë pas për 12 qindtat bashkëkombësen e saj, Stephanie Venier.

Austriakja tjetër, Franziska Gritsch, renditet në vend të tretë me 38 qindtat e kohës më të dobët se Ortlieb apo për 31 qindtat ishte më e shpejt se skiatorja italiane Soffia Gogia. 

Lara Gut Behrami ka përfunduar në vend të 20-të me kohë më të. dobët për 1 sekondë e 50 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 1.828 pikë, pasojnë Gut – Behrami me  1.007 e Vlhova me 975.

Në supersllallom të madh, Curtoni kryeson me 332 pikë, pasojnë Gut Behrami (313) e Hutter (307).

Renditja 

1. Nina Ortlieb (Austria) 1:29,25
2. Stephanie Venier (Austria) +0,12
3. Franziska Gritsch (Austria) +0,38
4. Soffia Goggia (Italia) +0,69
5. Emma Aicher (Gjermania)    +0,75
6. Jasmine Flury (Zvicra) +0,88
7. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,98
8. Wendy Holdener (Zvicra) +1,06
9. Kira Weidle (Gjermania) +1,07
10. Stephane Jenal (Zvicra)    +1,08

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat