Vdes ish skiatori, nuk dihen rrethanat e vdekjes

Skijim

Vdes ish skiatori, nuk dihen rrethanat e vdekjes

Nga: K.G.. Më: 10 mars 2023 Në ora: 19:20
Antonin Hajek

Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare ish-kërcyesi i skive Antonin Hajek.

Ai ishte zhdukur prej muajsh.

Këtë e ka bërë të ditur Shoqata Çeke e Skive pa dhënë detaje të tjera. Hajek ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij në tetor të vitit 2022 dhe që atëherë nuk është paraqitur më.

“Ish-kërcyesi i shkëlqyer i skive, rekordmeni çek dhe trajneri kombëtar Antonin Hajek ka vdekur.

Jeta e tij përfundoi në moshën e hershme 36-vjeçare”, thuhet nga shoqata.

Në tetor të vitit të kaluar, pati spekulime se zhdukja e tij mund të kishte të bënte me një dramë romantike. Gazeta “Sport” raportoi se Hajek ishte ndarë nga gruaja pak më parë.

Arsyeja mësohet se ka qenë në një lidhje me një tjetër kërcyese çeke.

Thashethemet se ai më pas iku në Malajzi nuk janë konfirmuar kurrë.

Nuk dihen rrethanat e vdekjes.

Hajek është rekordmeni kombëtar në Çeki me 236 metra.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat