Odermatt i pandalshëm, sërish fiton në Kranjska Gora 

Skijim

Odermatt i pandalshëm, sërish fiton në Kranjska Gora 

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:01
Marco Odermatt

Zvicerani Marco Odermatt është mbreti i padiskutueshëm i skive të edicionit 2022/23

Marco Odermatt është zyrtarisht fitues i “Globit të madh të Kristaltë”, për të fituar Kupën e Botës për herë të dytë radhazi. 

Fitorja e 22-të e karrierës së tij dhe e 13-ta në sllallomin e madh.

Ai sërish ka shënuar fitoren në sllallomin e madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Marco Odermatt është fitues edhe i “Globit të vogël të kristaltë” në sllallomin e madh.

Zvicerani zuri vendin e parë me kohë të kaluar 2:20:91 minuta, me kohë me të shpejt për 4=32 qindtat se norvegjezit Henrik Kristoffersen dhe 70 qindtat se francezi Alexis Pinturault.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:20:91
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,32
3. Alexis Pinturault (Franca)    +0,70
4. ZHan Kranjec (Sllovenia)    +1,62
5. Lucas Braathen (Norvegjia) +1,63
6. Filippo Della Vite (Italia)   +1,83
7. Marco Schwarz  (Austria)    +1,89
8. Luca De Aliprandini (Italia)   +2,23
9. Filip Zubçiç (Kroacia) +2,38
10. Rasmus Windingstad (Norvegjia) +3,04

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat