Brignone feston titullin! Gut-Behrami e para në sllallomin e madh, skiatorja e Shqipërisë e pesta

Skijim

Brignone feston titullin! Gut-Behrami e para në sllallomin e madh, skiatorja e Shqipërisë e pesta

Nga: K. Goca Më: 25 mars 2025 Në ora: 20:17
Federica Brignone

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami, ka përfunduar në vend të parë në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së botës, që u mbajt në Sun Valley të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Lara Gut-Behrami doli e parë me kohë të kaluar për 2:10,01 apo me 14 qindtat para kampiones së Kupës së Botës, Federica Brignone dhe 80 qindtat se suedezja Sara Hectpr.

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka përfunduar në vend të pestë me kohë më të dobët për 2 sekonda e 54 qindtat larg fituees së garës.  

Image

Lara Gut - Behrami

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone është e para me 1594 pikë, duke lënë pas Gut-Behramin me 1272.

Brignone është kampione në sllallomin e madh duke u stolisur me “Globin e vogël të kristaltë”.

Ajo doli e para me 580 pikë e 60 më shumë se Robinson në vend të dytë. 

Renditja

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra 2:10,01
2. Federica Brignone (Italia) +0,14
3. Sara Hector (Suedia) +0,80
4. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +2.30
5. Lara Colturi    (Shqipëria) +2.54
6. Neja Dvornik (Sllovenia) +3.34
7. Wendy Holdener    (Zvicra) +3.56
8. A.J. Hurt (SHBA) +3.61
9. Estelle Alphand (Zvicra) +3.66
10. Stephanie Brunner (Austria) +4.80

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat