Fituesja e Kupës së Botës të skive alpine, italianja Federica Brignone, është e vendosur që t’i rikthehet shtegut të skive, megjithëse po përballet me një rikuperim të gjatë pas thyerjes së këmbës në garën e sllallomit të madh në Kampionatin e Italisë.
Edhe pse ajo ende nuk e di se sa kohë do t'i duhet të shërohet, megjithatë nuk do të dorëzohet.
”Nuk e dimë sa do të zgjasë, po ecim hap pas hapi, do të shohim.
Por një gjë mund të them me siguri, nuk jam nga ato që do të dorëzohem, do të luftoj, heqja dorë nuk është në natyrën time’, - tha Brinjone.