Edicioni i 60-të i Kupës së Botës në skijim, sot ka startuar në Solden të Austrisë me disiplinën e sllallomit të madh.
Skiatorja Julia Scheib i emocionoi tifozët austriakë me fitore në hapje të edicionit të ri që u mbajt në Solden të Austrisë.
Scheib doli e para me kohë të kaluar për 2:16.51 minuta, duke lënë pas për 58 qindtat amerikanen Paula Moltzan.

Lara Gut-Behrami
Lara Gut-Behrami përfundoi në vend të tretë me 1 sekondë e 11 qindtat larg vendit të parë dhe për 31 qindtat para amerikanes Mikaela Shiffrin.
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi ka përfunduar në vend të shtatë, një sukses i madh dhe me kohë më të dobët për 1 sekondë e 76 qindtat nga fituesja e garës.
Renditja
1.Julia Scheib (Austria) 2:16.51
2. Paula Moltzan (SHBA) +0.58
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1.11
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.42
5. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.53
6. Nina O'Brien (SHBA) +1.75
7. Lara Colturi (Shqipëria) +1.76
8. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.89
9. Sara Hector (Suedia) +1.93
10. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +2.04