Franjo von Allmen më i shpejt se Marco Odermatt

Skijim

Franjo von Allmen më i shpejt se Marco Odermatt

Nga: K.Goca Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 13:30
Franjo von Allmen

Skiatori Franjo von Allmen i solli një fitore të madhe Zvicrës.

Franjo von Allmen ngadhënjeu në lëshim me kohë të kaluar për 1:58,67 minuta apo ishte më i shpejt për 30 qindtat e sekondës se bashkëkombësi i tij, kampioni në fuqi i botës Marco Odermatt. 

Gara u mbajt në Val Gardena të Italisë. 

Skiatori italian Florian Schieder arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të dobët për 98 qindtat se vendi i parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 685 pikë, pasojnë Kristoffersen 302 e Haugan 281.

Odermatt kryeson edhe në lëshim me 200 pikë, i ndjekur nga von Allmen 130 e Paris 105.

Renditja 

1. Franjo von Allmen (Zvicra) 1:58,67
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,30
3. Florian Schieder (Italia) +0,98
4. Nils Alphand (Franca) +1.00
5. Alessio Miggiano (Zvicra) +1.04
6. Dominik Paris    (Italia) +1.11
7. Niels Hintermann    (Zvicra) +1.12
8. Mattia Casse (Italia) +1.20
9. Adrien Theaux (Franca) +1.29
10. Elian Lehto (Finlanda) +1.47

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat