Lara Colturi: Mësova nga gabimi, e rëndësishme është që të dish si të reagosh

Skijim

Lara Colturi: Mësova nga gabimi, e rëndësishme është që të dish si të reagosh

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 19:58
Lara Colturi - majtas

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit kalendarik, duke koleksionuar një tjetër podium në Kupën e Botës në Ski për femra, i katërti në këtë sezon.

Në Semmering, aty ku u zhvillua etapa e 15-të e Kupës së Botës në Ski për femra, e fundit për këtë vit kalendarik, skiatorja shqiptare ka zënë vendin e tretë në garën sllallom, disiplinën e saj të preferuar.

“Jam më komode në disiplinën sllallom. Edhe dje isha në formë, por të tilla gabime ndodhin.

E rëndësishme është që të dish si të reagosh. Mësova nga gabimi i djeshëm, kjo është e sigurt.

Nuk po mendoj për Lojërat Olimpike. Po fokusohem vetëm për garën e radhës, duke punuar fort për garën që vjen. Po mësoj shumë dhe po mundohem që të jap maksimumin”, ka thënë Lara Colturi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat