Skiatorja e Zvicrës, Camille Rast, është fituese e madhe e sllallomit të madh të Kupës së Botës që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Zviceranja hapi garën e sllallomit të madh në Podkoren, duke kryesuar pas garës së parë, dhe më pas konfirmoi fitoren e saj në finale.
Ajo doli e para me kohë të kaluar për 2:00.09 minuta, më e shpejt për 20 qindtat se Julia Scheib nga Austria.
Paula Moltzan e SHBA-ve arriti në podim, por ngeci për 47 qindtat se fituesja e garës.
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, përfundoi në vend të gjashtë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 8 qindtat larg fitueses së garës.
Shiffrin kryeson me 743 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, e ndjekur nga Rast me 603 e Robinson 484.
Në sllallom të madh, Scheib prin me 460 pikë, pasojnë Rast me 341 e Robinson 292.
Renditja
1. Camille Rast (Zvicra) 2:00.09
2. Julia Scheib (Austria) +0.20
3. Paula Moltzan (SHBA) +0.47
4. Sara Hector (Suedia) +0.50
5. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.05
6. Lara Colturi (Shqipëria) +1.08
7. Maryna Gasienica Daniel (Polonia) +1.52
8. Nina O'Brien (SHBA) +1.85
9. Valerie Grenier (Kanada) +2.05
10. Lara Della Mea (Italia) +2.34