Ëndrra olimpike e trinjakëve! Synojnë të përfaqësojnë Xhamajkën në Lojërat Dimërore 2026

Skijim

Ëndrra olimpike e trinjakëve! Synojnë të përfaqësojnë Xhamajkën në Lojërat Dimërore 2026

Më: 10 janar 2026 Në ora: 19:10
Trinjakët

Henri është tashmë i kualifikuar, ndërsa dy motrat janë shumë pranë plotësimit të normës.

Nga Brooklyn, me rrënjë xhamajkiane, po synojnë të bëjnë histori duke përfaqësuar Xhamajkën në Lojërat Olimpike Dimërore 2026.

Me Henri që ka siguruar kualifikimin dhe dy motrat shumë pranë normës, ata shihen si shembull i fuqishëm i diversitetit në sportet e borës.

Këta  trinjakë adoleshentë janë në një mision të jashtëzakonshëm për të bërë histori në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026, duke synuar të përfaqësojnë Xhamajkën në garat e skive.

Helaina, Henri IV dhe Henniyah Rivers, të gjithë 18 vjeç, janë rritur në Brooklyn të New York-ut, por trashëgimia e tyre kulturore i lidh me vendlindjen e nënës së tyre, Xhamajkën – një vend tradicionalisht i njohur për sprinterët, jo për sportet e borës.

Qëllimi i tyre është të nisin një kapitull të ri në sportet dimërore, duke sfiduar normat e një sporti kryesisht të bardhë dhe duke hapur dyert për atletë të komuniteteve me ngjyrë që të ndjekin pas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat