Denni Xhepa arrin kohën 1:31,72 në supersllallom të madh

Skijim

Denni Xhepa arrin kohën 1:31,72 në supersllallom të madh

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 14:00
Denni Xhepa

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. 

Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në supersllallom të madh.

Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për sllallomin e madh, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat