Drin Kokaj: Lojërat e mia të para Olimpike do të jenë gjithmonë një kujtim... 

Skijim

Drin Kokaj: Lojërat e mia të para Olimpike do të jenë gjithmonë një kujtim... 

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 16:38
Drin Kokaj

Skiatori Drin Kokaj ka shkruar për emocionet e tija në Lojërat Olimpike Dimërore që u mbajtën ditë më parë.

Ai nuk i fshehu emocionet që pati në garat në Cortina të Italisë.

“Këto Lojëra Olimpike kanë qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, mes emocioneve të forta, takimeve të mrekullueshme një ëndërr që u bë realitet pas një rruge aspak të lehtë dhe një pune intensive që u shpërblye prandaj edhe çdo moment do të mbetet në kujtesën time.

Vetë ardhja deri këtu është një sukses më vete, i ndërtuar me shumë sakrificë, durim dhe besim.

Më e rëndësishmja për mua është se po marr me vete përvojë të re dhe një eksperiencë që nuk përshkruhet me fjalë. I kam kushtuar gjithë zemrën çdo momenti dhe jam thellësisht krenar për atë që kam bërë.

Për mua, arritja më e madhe ishte të isha në startin e garës ku kanë garuar edhe idhujt e mi, aty ku sporti është pjesë e jetës dhe përditshmërisë së tyre.

Njëkohësisht, ishte një nder dhe krenari e jashtëzakonshme të përfaqësoja shtetin tim, Kosovën, në skenën më të madhe sportive në botë. Me kushtet e ofruara, e di që dhashë më shumë se 100% nga vetja, por gjithashtu e di që ka ende punë dhe fusha ku duhet të rritem dhe të përmirësohem.

Por mënyra se si jetova dhe luftova në këtë garë do të mbetet me mua përgjithmonë. Lojërat e mia të para Olimpike do të jenë gjithmonë një kujtim që do ta mbaj afër zemrës sime.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve që ishit pjesë e kësaj ëndrre për mua dhe që më ndihmuat ta bëj realitet.

Nga ky moment, përgatitjet për rezultate edhe më të mira fillojnë menjëherë. Ju premtoj se do të vazhdoj të punoj edhe më fort, që herën tjetër të kthehem edhe më i fortë”, ka shkruar Kokaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat