Lucas Braathen më i miri, kampion në sllallom të madh

Skijim

Lucas Braathen më i miri, kampion në sllallom të madh

Nga: K.Goca Më: 24 mars 2026 Në ora: 14:05
ucas Pinheiro Braathen

Marco Odermatt gaboi që në rrëshqitjen e parë dhe rrëzohet nga froni si skiatori më i mirë i sllallomit të madh.

Globi i kristaltë i vogël dhe fitorja i shkojnë skiatorit nga Brazili Lucas Pinheiro Braathen, në garën që u mbajt në Lillehammer të Norvegjisë. 

Lucas Braathen doli i pari me kohë të kaluar për 2:20,65 minuta, me kohën më të mirë për 58 qindtat se zvicerani Loïc Meillard.

Atle Lie McGrath i Norvegjisë përfundoi në vend të tretë dhe për 1 qindtat e sekondës para austriakut Stefan Brennsteiner.

“Fitues i sllallomit të madh të fundit të sezonit në Norvegji është kampioni olimpik në këtë disiplinë, Lucas Pinheiro Braathen. Pas tërheqjes së zviceranit Marco Odermatt, ai fitoi gjithashtu betejën për Globin e vogël të kristaltë në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh.

Gara e fundit e sllallomit të madh për meshkuj këtë sezon solli një luftë interesante për Globin e vogël të kristaltë. Zvicerani Marco Odermatt, i cili tashmë kishte fituar disiplinat e lëshimit, supersllallomit të madh dhe renditjen e përgjithshme të sezonit dimëror, mbeti pa mundësi për ta përfunduar sezonin në krye të sllallomit të madh pasi u tërhoq që në xhiron e parë (gabim në sektorin e parë).

Kjo i hapi rrugën Lucas Pinheiro Braathen, i cili e shfrytëzoi rastin maksimalisht. Ai ishte në krye pas xhiros së parë dhe e konfirmoi dominimin edhe në xhiron finale.

Këtë dimër, braziliani, i cili deri në vitin 2024 ishte pjesë e kombëtares së Norvegjisë dhe e njeh shumë mirë pistën e Ski Resort, fitoi dy trofe prestigjioze. Ai siguroi medaljen e parë të artë olimpike për Brazil në sllallomin e madh në Bormio Ski Resort, ndërsa në Lillehammer e mbylli një sezon të shkëlqyer me globin e parë të kristaltë në sllallomin të madh në karrierë.

Para finales, ai ishte 45 pikë prapa në renditjen e disiplinës, por në fund arriti të përmbysë gjithçka dhe e përfundoi sezonin me 52 pikë avantazh ndaj Marco Odermatt, duke fituar kështu titullin sezonal në sllallomin e madh”, shkruan media sllovene Sport.slo”.

Renditja 
1. Lucas Braathen (Brazili) 2:20,65
2. Loïc Meillard (Zvicraz) +0,58
3. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0,87
4. Stefan Brennsteiner (Austria) +0.88
5. Timon Haugan (Norvegjia) +0.99
6. Sam Maes (Belgjika) +1.78
7. Joshua Sturm    (Austria) +1.88
7. Anton Grammel (Gjermania) +1.88
9. Marco Schwarz (Austria) +1.96
10. Fabian Gratz (Gjermania) +2.37

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat