Federata e Shahut e Maqedonisë mbajti kuvendin zgjedhor, Agim Shemshiu, nënkryetar

Sporti

Federata e Shahut e Maqedonisë mbajti kuvendin zgjedhor, Agim Shemshiu, nënkryetar

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:51
Federata e Shahut e Maqedonisë mbajti kuvendin zgjedhor, Agim Shemshiu, nënkryetar

Sot Federata e Shahut e Maqedonisë së Veriut, në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, ka zhvilluar kuvendin e rregullt zgjedhor, shkruan News-TV.

Në kuvend, i cili është mbajtur nën masat e Covid-19, kanë ndodhur ndryshime rrënjësore.

Kryetar i ri është zgjedhur Aleksandra Gakidova, ndërsa nënkryetar është zgjedhur Agim Shemshiu nga Kumanova, refer i mirënjohur, organizator i shumë turneve dhe nismëtar i gjithë klubeve shqiptare.

Sekretar i ri është Toni Kiroski. /News-TV

Ja kryesia e re:
Aleksandra Gakidova, kryetar
Toni Kiroski, sekretar
Agim Semsiu, nënkryetar
Zoran Stojcevski, anëtar
Lidija Sofrevska, anëtare
Suriya Tauk (Jahja Kemal), anëtar
Goran Timcevski (Etno Selo), anëtar
Dragos Calin (Kernel Group), anëtar
Zoran Siskovski (Grad Skopje) anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat