Kjo është palestra që po ndërtohet në fshatin më të madh të Ferizajt, ja si duket brenda

Sporti

Kjo është palestra që po ndërtohet në fshatin më të madh të Ferizajt, ja si duket brenda

Nga: K.Goca Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:23
Kjo është palestra që po ndërtohet në fshatin më të madh të Ferizajt, ja si duket brenda

Gremja është prej fshatrave më të mëdha të Komunës së Ferizajt dhe së shpejti do të ketë edhe palestrën e vet sportive. 

Ky është lajmi më i mirë për mijëra banorët e këtij fshati, sigurisht se do të themelojnë edhe klubet sportive, si basketboll, hendboll dhe volejboll. 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka publikuar disa foto.  “Qendra Sportive dhe e Panaireve është tashmë në fazën e fundit të punimeve.

Image

Gremja meriton këtë investim milionësh, duke qenë motor i zhvillimit rural dhe ekonomisë ferizajase. I gjithë qyteti i Ferizajt dhe fshatrat janë shndërruar në kantier pune, për ta bërë me vepra të rëndësisë publike, Ferizajn”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat