Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti ka zhvilluar sot takim virtual me drejtueset e Organizatës Sportive Jo-Qeveritare të Evropës (ENGSO), sekretaren e përgjithshme, Sara Massini dhe anëtaren, Filipa Godinho.
Temë diskutimi ishin çështje të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet KOK-ut dhe ENGSO-s.
Të dyja palët u pajtuan që në muajin prill të këtij viti, të aplikohet së bashku në një projekt evropian, duke përfshirë edhe shtetet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.
Një diskutim produktiv në përgjithësi.