Sanksioni i radhës për Putinin

Sporti

Sanksioni i radhës për Putinin

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:50
Sanksioni i radhës për Putinin

Rusia i shpalli luftë Ukrainës ndërsa trupat ushtarake janë në territorin ukrainas dhe kanë shkaktuar viktimat të shumta nga përplasja. Ndërkohë, pjesa më e madhe shteteve të botës kanë marrë masa ndaj Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, duke e penalizuar në aspektin ekonomik.

Por, një tjetër “dënim” për Putin ka ardhur së fundmi edhe nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Taekwondo e cila ka vendosur t’i heqë rripin e zi 69-vjeçarit si një ndëshkim mbi atë që po i shkakton Ukrainës.

“Ne dënojmë sulmet brutale të cilat kanë marrë jetë të pafajshme në Ukrainë të cilat shkojnë kundër vlerave si respekti dhe toleranca që organizata e Taekwondo përfaqëson.

Mendimet tona janë për popullin ukrainas dhe shpresojmë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj lufte”, thekson Organizata Ndërkombëtare të Taekwondos/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat