Dardania e Drejtësia në Kupën e Evropës në Austri

Sporti

Dardania e Drejtësia në Kupën e Evropës në Austri

Nga: Gani Kosumi Më: 29 shtator 2022 Në ora: 14:43
Dardania e Drejtësia në Kupën e Evropës në Austri

Dy ekipet më të dalluara të Kosovës, Dardania, kampione e Kosovës në shah për vitin 2022 dhe Drejtësia, nënkampione do të jenë pjesëmarrëse në Kupën e sivjetme të Evropës që mbahet në Mayrhofen të Austrisë nga 2 deri më 10 tetor 2022. Në këtë garë pjeëmarrëse do të jenë 70 ekipe nga shtetet e Evropës.

Shahistët e Dardanisë janë paisur me viza dhe do të udhëtojnë drejt Austrisë gjatë fundjavës.

Ekipi i Dardanisë udhëton në këtë përbërje: Armend Budima, kryetar dhe shahist, Gani Hamiti, Përparim Makolli, Ibrahim Asllani, Korab Saraçi, Endrit Uruçi, Sami Salihu, Avni Krasniqi, Alban Krasniqi dhe Ardian Jashari.

Me ta do të udhëtoj edhe gazetari Gani Kosumi i cili për së afërmi do ti përcjell garat e këtij kampionati dhe përfaqësimin e ekipeve të Kosovës.

Ekipi i Drejtëpsë përbëhet nga shahistë cilësorë të prirë nga shahisti më i dalluar kampioni i Kosovës, Nderim Saraçi, por edhe shahistë që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë: Muretez Hondozi, Avni Ermeni, Afrim Fejzullahu dhe Astrit Zymberi, kuse shahisti i gjashtë do të jetë Armend Budima për të plotësuar ekipin e Drejtësisë në këtë kampionat.

Është një gjest i mirë i Kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës i cili ka pranuar që të paraqitet për ekipin e Drejtësisë derisa ekipi i tij Dardania do të jetë pjesëmarrëse në këtë garë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat