Dudaev shkon në gjysmëfinalet e Europianit

Sporti

Dudaev shkon në gjysmëfinalet e Europianit

Më: 24 prill 2026 Në ora: 13:09
Dudaev

Në Tiranë vijojnë garat e Kampionatit Europian të Mundjes për të rritur, me ndeshjet e stilit të lirë, aty ku vendi ynë synon medalje.

Dhe ai që bën Shqipërinë të ëndërrojë është mundësi Islam Dudaev.

Në peshën 65kg, Dudaev ka arritur dy fitore në dy duelet e zhvilluara deri më tani, duke avancuar në gjysmëfinale. Në sfidën e parë, ai mundi 6-1 turkun Ahmet Duman, duke avancuar në çerekfinale.

Në përballjen e dytë, Dudaev bën një tjetër paraqitje të mirë, duke triumfuar 3-1 ndaj gjeorgjianit Nika Zakashvili. Ky sukses kualifikon mundësi kuqezi në gjysmëfinale, ku të premten pasdite do të përballet me rusin Islam Guseinov.

Ndërkohë, në tapet është ngjitur edhe mundësi i peshës 57kg Endrio Avdyli, që u eliminua nga moldavi Ion Bulgaru. Te femrat, në peshën 68kg, dueloi dhe u eliminua mundësja e vetme shqiptare, Albina Drazhi, që humbi ndaj Noemi Szabados të Hungarisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat