Finalisti vendoset në Prishtinë.

Sporti

Finalisti vendoset në Prishtinë.

Më: 29 maj 2026 Në ora: 00:15
Klubi i futsallit Prishtina 01

Klubi i futsallit Prishtina 01 ka barazuar serinë gjysmëfinale ndaj FC Liqenit, pasi sot arriti fitore të rëndësishme me rezultat 3:1 në ndeshjen e dytë të play-off-it.

“Skuadra jonë dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar karakter, disiplinë dhe shpirt kampioni. Ramadan Alaj dhe Halim Selmanaj realizuan në pjesën e parë, e cila u mbyll me epërsinë 2-1 për FC Prishtina 01.

Me fillimin e pjesës së dytë, Ramadan Alaj shënoi sërish për 3-1, duke i dhënë drejtim përfundimtar ndeshjes. Deri në fund, skuadra nuk u ndal dhe menaxhoi takimin me shumë siguri për të marrë fitoren e madhe.

Finalisti do të vendoset në ndeshjen e tretë dhe vendimtare.

FC Prishtina 01 - klubi ma i madh i kryeqytetit - kampion i Kosovës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina 01.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat