Xhensila kopjoi Rihanna-n në klipin e fundit

Bota e Yjeve

Xhensila kopjoi Rihanna-n në klipin e fundit

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:56
Xhensila Myrtezaj, Rihanna

Pas një periudhe të gjatë pauze, Xhensila Myrtezaj është rikthyer dhe ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Lumi B. Kënga me titull “Prit pak” erdhi e realizuar me klip dhe vëmendje të madhe mori paraqitja e Xhensilës.

Mirëpo ndjekësit kanë vënë re se këngëtarja ka kopjuar Rihanna-n në klipin e këngës “Wild Thoughts”.

Këngëtarja do të realizojë një duet me Klajdi Harunin. Dy zëra si Klajdi dhe Xhensila me siguri do të sjellin një baladë shumë të bukur me potencial të madh për të mos qenë thjesht një projekt sezonal, por një hit i përhershëm.

Image
Rihanna

Në fakt para disa ditësh, Klajdi dhe Xhensila na i dhanë provat se kanë një kombinim perfekt me zërat e tyre, pasi publikuan në Instagram një cover të përbashkët të një kënge. Ende nuk dihen detaje të tjera për duetin e Xhensilës dhe Klajdit, ndaj ne presim me padurim ta dëgjojmë së shpejti.

Kujtojmë se bashkëpunimi i fundit që Xhensila ka sjellë ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.

Image
Xhensila
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat