Për t’u dukur më të gjata, përdorni këtë truk të Sara Hoxhës

Bota e Yjeve

Për t’u dukur më të gjata, përdorni këtë truk të Sara Hoxhës

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:41
Sara Hoxha

Nuk e dimë në e keni vënë re, por Sara Hoxha ka një pozicion të caktuar sesi pozon në shumë prej fotove të saj.

Ky truk i vogël e bën të duket më e gjatë dhe sigurisht poza del perfekt.

Mjafton të qëndroni drejt dhe të vendosni një dorë në bel, që jep përshtypjen sikur po ngrini pantallonat apo fundin.

Ky truk thekson këmbët, të cilat do të duken më të gjata dhe për më tepër është një super ide për ata që nuk i kanë qejf edhe aq shumë pozat.

Mjafton të shihni fotot e mëposhtme të Sarës dhe jemi të sigurt që në fotot e rradhës do pozoni kështu.

Image
Sara Hoxha
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat