“E kaloi”/ Cili ishte ‘testi’ i rëndësishëm që Pete Davidson duhet të realizonte për Kim Kardashian

Bota e Yjeve

“E kaloi”/ Cili ishte ‘testi’ i rëndësishëm që Pete Davidson duhet të realizonte për Kim Kardashian

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 20:32
Pete Davidson dhe Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe Pete Davidson po shijojnë pushimet romantike në plazh, duke mos ngurruar të ndajnë edhe me fansat e tyre foto dhe video.

Përveç faktit se po shijojnë pushimet së bashku, Kim sapo zbuloi se Pete kaloi një “test” shumë të rëndësishëm.

Në Story-n e saj në Instagram, Kim postoi një video me bikini me mbishkrimin, “Ai e kaloi përmbajtjen duke bërë “testin e të dashurit”.  Është e qartë se Pete bëri disa nga fotot që Kimi ka publikuar, duke kaluar këshu një ‘test’ të rëndësishëm për të dashurën e tij.

Image
Kim Kardashian

Në një nga episodet e “The Kardashians”, Kim zbuloi edhe detaje nga jeta seksuale me komedianin.

“Kur mbusha 40 vjeç, të gjithë thanë se është seksi më i mirë i jetës tënde ”, tha Kim. “Dhe gjyshja vazhdoi të më thoshte: ‘Në moshën ’40 është seksi më i mirë’ dhe unë isha: ‘OK. Jam gati.’

“Dhe deri më tani…”, tha Kim, duke shkelur syrin dhe duke qeshur me motrat e saj.

Përpara se të fliste për jetën e saj me aktorin e komedisë , themeluesja e  Skims më në fund detajoi gjithashtu se si u njoh me Peten ​​dhe gjithçka ndodhi për shkak se ai nuk i dha asaj “një orar” për paraqitjen e saj në shfaqjen e humorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat