Amanda Seyfried mahnit në premierën e filmit “The Testament of Ann Lee”

Bota e Yjeve

Amanda Seyfried mahnit në premierën e filmit “The Testament of Ann Lee”

Nga: Bota sot Më: 1 shtator 2025 Në ora: 16:45
Amanda Seyfried

Aktorja e njohur Amanda Seyfried tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u shfaq për premierën e filmit të saj më të ri, “The Testament of Ann Lee”.

Me prezencën e saj elegante dhe stilin unik, Seyfried konfirmoi edhe njëherë statusin e saj si një ikonë e vërtetë e modës dhe kinemasë.

Për këtë rast të veçantë, aktorja kishte zgjedhur një fustan të gjatë, me ngjyrë të kaltër të errët ose të teget, me një prerje klasike dhe elegante.

Image
Amanda Seyfried

Fustani ishte i mbyllur dhe i zbukuruar me pulla që i jepnin një ndriçim të lehtë dhe delikatesë veshjes. Ajo e kishte kompletuar pamjen me një fiongo të vendosur me kujdes, që i shtonte një prekje femërore dhe të butë ansamblit të saj.

Pamja e saj u vlerësua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare të modës, ndërsa fansat dhe kritikët nuk kursyen komplimentet për stilin e saj të sofistikuar. Me këtë paraqitje, Amanda Seyfried dëshmoi se është jo vetëm një aktore e talentuar, por edhe një yll i padiskutueshëm i tapetit të kuq.

Image
Amanda Seyfried
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat