Kylie Jenner zbulon koleksionin e ri

Bota e Yjeve

Kylie Jenner zbulon koleksionin e ri

Nga: A.SH Më: 21 tetor 2026 Në ora: 07:29
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka njoftuar rikthimin e koleksioneve të saj të kozmetikës, duke zbuluar lançimin e koleksionit më të ri, “Winter Kissed”, i cili pritet të jetë i disponueshëm nga dita e nesërme në faqen zyrtare të Kylie Cosmetics.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ylli amerikan dhe themeluesja e markës Kylie Cosmetics ndau lajmin me ndjekësit e saj, duke shprehur entuziazmin për rikthimin e koleksioneve të reja.

Koleksioni “Winter Kissed” do të lançohet nesër, më 22 tetor, në orën 09:00 sipas kohës së Paqësorit (PT), përmes faqes zyrtare kyliecosmetics.com.

Image
Kylie Jenner

“Jam kaq e lumtur që koleksionet janë rikthyer!”, shkroi Kylie, duke ndarë emocionet e saj për këtë lançim të ri, i cili vjen në prag të sezonit të ftohtë dhe atmosferës festive të dimrit.

Përveç prezantimit të koleksionit të ri, Kylie bëri të ditur se është realizuar edhe një video për YouTube, në të cilën prezantohet pamja e grimit që shoqëron këtë lançim. Videoja do të publikohet gjithashtu nesër, duke u dhënë fansave mundësinë të shohin më nga afër look-un e krijuar për këtë koleksion.

Image
Kylie Jenner
Image
Make Up
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat