Lori Harvey tërheq vëmendjen me pozat në bikini nga sauna

Bota e Yjeve

Lori Harvey tërheq vëmendjen me pozat në bikini nga sauna

Nga: A.M. Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 14:13
Lori Harvey

Modelja e njohur Lori Harvey ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një fotografi nga sauna, ku shfaqet e veshur vetëm me bikini të vogla ngjyrë kafe.

29-vjeçarja ka vënë në pah linjat e saj trupore, barkun e tonifikuar dhe belin e hollë, teksa pozon me një bikini me pjesën e sipërme në formë trekëndëshi dhe të poshtmen me prerje të lartë.

Në fotografinë e publikuar në InstaStory, lëkura e modeles duket e shkëlqyeshme nga nxehtësia e saunës, ndërsa ajo është ulur në një stol të mbuluar me peshqir. Për ta shoqëruar imazhin, Lori ka vendosur edhe një emoji që simbolizon vapën, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Image
Lori Harvey

Lori Harvey është vajza e prezantuesit të njohur të emisionit televiziv “Family Feud”, Steve Harvey, dhe bashkëshortes së tij, Marjorie. Steve e adoptoi atë dhe dy fëmijët e tjerë të bashkëshortes së tij, pasi u martua me Marjorien në vitin 2007.

Ndërkohë, Lori ka ndërtuar karrierën e saj në botën e modës, duke u bërë një modele dhe sipërmarrëse e njohur. Ajo ka bashkëpunuar me disa prej brendeve më prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Burberry dhe Chanel.

Image
Lori Harvey
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat