Vdes nga Covid-19 aktivisti i njohur i diasporës në Gjermani

Diaspora

Vdes nga Covid-19 aktivisti i njohur i diasporës në Gjermani

Më: 10 janar 2021 Në ora: 22:44
Shtjefën Perdedaj

Betejën me Covid-19 e ka humbur edhe Shtjefën Perdedaj, një nga organizatorët e protestave për lirinë e Kosovës, të cilat organizoheshin në Gjermani.

Komuniteti shqiptar i Berlinit, ia dhanë lamtumirën e fundit atij, derisa një shkrim emocionues shkruan në FB, Hajriz Mamaj.

Ky është postimi i tij, i cili flet për kontributin dhe dhimbjen ndaj humbjes së aktivistit dhe mikut të tij, Perdedajt.

Postimi:

Janari është muaj më i ftoftë dhe më i dhembshëm tek shqiptarët ngase ky muaj ka marr me vete shumë personalitete nga radhët e kombit tonë në luftë për lirinë e popullit shqiptar të shpërndarë në shumë shtete në Ballkan.

Komuniteti shqiptar i Berlinit në një atmosferë dhimbje të përzier me lotët dhe të ftohtin e Janarit në kushte pandemie të organizuar nga aktivistë të devotshëm nga Hasi të cilëve u printe Sheh Musë Karavida, Latif Smajlaj Demush Çoçaj,Ismet Nivokazi,Brahim Çollaku e shumë bashkatdhetarë nga të gjitha viset shqiptare për ti dhënë lamtumirën e fundit njeriut me të cilin për 27 vjet me shumicën ishin të pandarë në aktivitete për ta quar përpara çështjen shqiptare.

Ndonëse në kushte pandemie ambienti ku organizatori e kishte rezervuar vetëm për familjar për ti thënë lamtumirën e fundit Shtjefën Perdedaj i cili nuk arriti ta fitoj luftën me Covid 19 numri i bashkatdhetarëve ishte tejet i madhe dhe me lot në sy pritnin radhën të përkuleshin para fotografisë së të ndjerit për ti thënë lamtumirën e fundit për në botën e amshueshme në vendlindje ,në Dedaj të Hasit.

Është traditë që në raste të tilla mortore të mbahen fjalime mortore por kësaj here dominonte vetëm heshtja dhe bëhej parakalim në distancë para fotos së bacës Shtjefën siç e kanë quajt të gjithë shqiptarët mërgimtar në Berlin. Si njëri që kam patuar bashkëpunim të ngushte me të ndjerin Shtjefën Perdedaj në çdo aktivitet që Komuniteti shqiptar i Berlinit zhvilloi në organizimin e demonstratave për lirinë e Kosovës Shtjefën Perdedaj ishte ndër të parët në organizim dhe motivimin e njerëzve për pjesëmarrje në demonstrata kudo që ato organizoheshin në Bon apo Berlin.

E kur bëhet fjalë për organizimin e mësimit plotësues në Gjuhën shqipe baca Shtjefën ishte ndër më aktivet duke dhënë shembullin si prindër me fëmijët e vet dhe motivimin e bashkatdhetarëve nga Prizren i, Hasi dhe mbar qytetet e Kosovës për dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe dhe edukimin e tyre me dashuri për atdheun dhe ruajtjen nga asimilimi. Në këtë takim lamtumirës takuam shumë bashkatdhetar të cilët me lot në sy nga distanca secili donte të thoshte diçka për aktivitetin dhe veprën e Shtjefen Perdedajt në të mirë të atdheut.

Sheh Musë Karavida : Është njëri ndër miqtë më të afërt të të ndjerit. Me lot në sy më zi nxirrte fjalët nga goja për të shprehë respektin dhe konsideratën për mikun me të cilin plotë 27 vite kishin dhënë kontribut në të mirë të atdheut.

Komuniteti i Hasit të Thatë ka humbur aktivistin më të denjë në mërgatë dhe në Kosovë. Shtjefen Perdedaj na la shumë herët. Planet dhe dëshirat e tij mbetën në gjysmë. Po dëshira e tij për Kosovën shtet iu plotësua . Kjo ka qen njëra ndër dëshirat më të mëdha të tij. Shpesh fliste për Ibrahim Rugovën të cilin e ka patuar shembull gjatë gjithë jetës .Shpirti i pushoftë në parajsë shtoi në prononcimin e tij Sheh Musë Karavida.

Latif Smalaj: E kam patur si vëlla dhe asnjëherë nuk e kam ndarë nga familjarët e mi ,po edhe ai më ka patuar edhe mua si vëlla. Nuk na ka ndarë dita as nata. Po ai ka qen tepër i dhënë pas LDK dhe Rugovës. Ka qen në gjendje edhe mu vra me dikë me ja nguc Ibrahim Rugovën. Qe tri katër vjet a ma tepër shkoi në Kosovë ,ndërtoi shtëpi dhe atje jetonte me plakën dhe thoshte se në Kosovë po ndihet ma mirë pasi Kosova tash është e pavarur. Shpirti i bëftë dritë në Kosovën martire që shumë e ka dashur! Demush Çoçaj : E kam shumë të vështirë të gjej fjalët në këtë moment dhimbje e pikëllimi.

Komuniteti i Hasit ka humbur njeriun më të devotshëm ,nismëtarin e shumë aktiviteteve në radhët e Komunitetit shqiptar në Berlin. Nuk ka asnjë aksion që është ndërmarr nga shqiptarët e Shtjefen Përdedaj mos të jetë aty. Në komisionin e tre përqindëshit, organizimin e demonstratave për lirinë e Kosovës, për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, SHKA”Zëri i Hasit” nuk di ku nuk ka marr pjesë.

Zoti e shpërbleftë me parajsë bacën Shjefën. Brahim Çallaku: Kam shumë dhembje për mikun dhe bashkëvendësin tim bacën Shtjefen .Shumë herët na la. Ka qen motivuesi ynë për shumë aktivitete që zhvillonim në Berlin në të gjitha fushat. Ka qenë edhe futbollist i mirë dhe adhurues i futbollit. Ka patur një dëshirë në këtë sport dhe zoti ia plotësoi. Djali i vogël Fanoli arriti të luaj në Ligën e parë të Futbollit Gjerman. Kjo ishte dëshirë e tij që e mbante në zemër. Kjo iu plotësua. Pushoftë në parajsë shpirti i tij. Ismet Nivokazi: Nga dita e parë e ardhjes në Berlin e njohë të ndjerin. Ka qen njëri që ka kontribuar në të gjitha aksionet e komunitetit të shqiptarëve të Berlinit. Unë kam qen i lidhur shumë me organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe si drejtues i Shoqatës “Dituria” dhe kontributi i Shtjefnit ka qen shumë i madh. Ka regjistruar çdo fëmijë shqiptar në çdo vendstrehim ku banonin shqiptarët refugjat dhe merrte iniciativën për hapjen e paraleleve në gjuhen shqipe. Duhet ti japim shansin fëmijëve të mos na asimilohen.

Vetëm kështu do ta ruajmë gjuhën dhe atdheun. Ajo çka do na mungoj tash e tutje do jetë mungesa e tij në kremtimin e Kërshëndellave ku dera e tij ka qen e hapur për festë dhe aty së bashku kemi festuar këtë festë të motmotit. Sali Demaj: Eh sa vështir qenka të ndahesh nga një bashkatdhetar me të cilin nuk na ka ndarë dita as nata në ndeja dhe aktivitete për çështje të atdheut. Unë shpesh e kundërshtoja po asnjëherë nuk me hidhërohej. Ka qen udhërrëfyes i çdo nisme në të mirë të atdheut, e sidomos kur aktivitetet lidheshin për LDK e në veçanti për presidentin Rugova. Për Rugovën ishte në gjendje të vdisje. Na ka ndihmuar shumë në organizimin e mësimit në gjuhën shqipe. Hakut asnjëherë nuk mund ti dalim. Shpirti i pushoftë në parajsë dhe i bëftë dritë përherë.

Salih Neza: Nuk di si ta shprehë dhembjen për aktivistin më të mirë të komunitetit Hasjan .Askush se ka pritur që do ik nga kjo botë kaq herët baca Shtjefen kështu e quanim edhe pse nuk kishim shumë dallim në moshë. Unë kam qen njëri ndër mësuesi e parë në Berlin që jam angazhuar në Vendstrehime te refugjatëve ku shumica ishin shqiptar. Dhe Shtjefni ka qen njëri ndër organizatorët që shkolla shqipe të funksionoj dhe nxënësit të mos e harrojnë gjuhën shqipe.

Na shkoj herët po porositë e tij do jenë udhë rrëfim për ne që porositë e tij ti qojmë në vend. Komuniteti i Berlinit ka humbur një njeri me shumë vlera për gjeneratat e reja ndërsa komuniteti Hasjanë një atdhetar që gjeneratat e ardhshme do flasin shumë për te si prindër i mirë dhe atdhetar i devotshëm. Në këtë shkrim për bacën Shtjefën duhet shtuar edhe zemërgjerësinë e Gazmend Daqaj ,pronar të disa dyqaneve të gatimit “Sofra” në Berlin të cilët për shpirtin e të ndjerit Shtjefen Perdedaj shtruan një drekë me të gjitha të mirat e zotit. Të prehet në paqe dhe parajsë në tokën e Kosovës nënë të cilën baca shtjefën e ka dashur shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat