Humb jetën në një aksident trafiku në Gjermani, 18-vjeçarja nga Gjakova

Diaspora

Humb jetën në një aksident trafiku në Gjermani, 18-vjeçarja nga Gjakova

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 19:32
Era Grezda

18-vjeçarja nga Gjakova, Era Grezda, ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj, nëpërmjet postimeve në rrjetin social Facebook.

Familjarë miq, ju njoftojmë se dje në një tragjedi me automobil ndërroi jetë motra ime Era. U prehsh në paqe o shpirt i bardhë”, ka shkruar motra e saj në Facebook.

Ndërkohë një tjetër familjare ka thënë se Era Grezda ishte e moshës 18-vjeçare

“Familjar, miq e dashamir ju njoftojmë se pas një aksidenti ndërroi jetë vajza, motra, mesa e shoqja jonë Era Grezda në moshën 18 vjeçare. Për ceremoninë mortore ju njoftojmë ndërkohë”, ka shkruar familjarja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat