Psikologia në Gjermani Shkendije Berisha-Pacolli: Pasojat e luftës në Kosovë ndihen edhe sot në diasporë

Diaspora

Psikologia në Gjermani Shkendije Berisha-Pacolli: Pasojat e luftës në Kosovë ndihen edhe sot në diasporë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:09
Shkendije Berishen-Pacolli Këshilltare e Psikologjise në Wirges të Gjermanisë

Shkendije Berishen-Pacolli nuk është emër i panjohur sidomos në mjedisin ku jeton dhe vepron, në Wirges të Gjermanisë.

Ka mbaruar studimert mbi Zhvillimin njerëzor (psikologji) à Bachelor i Shkencave në Infermieri (Human development (psychology) à Bachelor of Science in Nursing). Ajo jeton dhe vepron që prej vitesh në perendim, ajo sot punon si Këshilltare e Psikologjisë në Gjermani e cila ne kabinetin e saj pret kilente sa shqiptare po aq edhe gjermen dhe të huaj tjere.

Në këtë drejtim edhe Federata e Mjekeve Shqiptare në Evrope (AMFE) me seli ne Gjermani e drejtuar nga dr.Aurora Dollenberg po bejnë një punë të madhe ne favor të shoqerisë sonë në perendim dhe në Kosovë, Shqipëri dhe ballkan, thotë psikologja  Shkendije Berisha-Pacolli.

Znj.Berisha-Pacolli, në një intervistë dhënë gazetës zvicerane Le Canton27.ch flet për punën e saj si psikologe, per hallet dhe problemet e klineve shqiptare në Gjermani, për luftën e fundit në Kosovë pasojat dhe traumat tek njerëzit sidomos tek frmijët dhe femrat e dhunuara nga ushtare e paramilitare serbe, për pasojat e pandemisë dhe per integrimin e femrës shqiptare në diasporë dhe persektivne e saj..

Znj. Shkendije Berisha-Pacolli, fillimisht mund të na thoni disa fjalë rreth profesionit tuaj dhe pse zgjodhët të jeni psikologe?

Shkendije Berisha-Pacolli: Profesioni im si këshilltare e psikologjisë dallon nga psikologët klinikë ,ku unë në ordinancën time trajtoj klientë të cilët janë klinikisht të shëndoshë mirëpo ndodhen në një krizë, përjetojnë stres kronik ose episodik ose janë në një periudhë të jetës ku ballafaqohen me çrregullime emocionale siç është „Midlife Crissis“ apo edhe ankthi. Të gjitha këto mund të tejkalohen duke mësuar aftësi dhe teknika për të menaxhuar emocionet dhe parandaluar çrregullimet mendore. Zgjodha profesionin e psikologes tju ndihmoje mergimtareve tane, sidmos attye te prekur nga lufta por dhe shoqerise ne mjedisin ku jetoj. Zgjedhja e profesionit tim ka një vizion që nga fëmijëria ime ndërsa vendimin që ta ushtroj e kam marr pas një dekade pune me pacientë që vuanin nga kanceri dhe ku kam pas fatin të përcjell me qindra nga ta në fazën e fundit të jetës se tyre .Gjatë kësaj periudhe kam fituar një përvojë që nuk përshkruhet dot për fuqinë e mendimeve dhe vullnetin që kemi kur është në pyetje jeta. Po ashtu kam vërtetuar se parandalimi i secilës sëmundje qoftë trupore apo mendore është më i rëndësishëm se sa kurimi. Pastaj kam vazhduar studimet për këshillime të psikologjisë pozitive, një fushë që është art në vete dhe mundohem që sado pak të jap kontributin tim në rritjen e vetëdijes në mirëqenien individuale dhe atë shoqërore.

Meqë jeni psikologe, jemi deshmitarë se në vendet perendimore ka shumë kabinete të psikiatrisë për shkak të problemeve të mëdha në shoqëri, duke filluar me narkotikët, alkoolistet, divorcet e probleme tè natyrave të ndryshme. Po Kosova ballafaqohet me probleme të tilla, besa edhe pa harruar këtu luftën që la pasoja në shoqëri? Qytetarët a kanë aq halle, probleme për të pasur nevojë për ju?

Shkendije Berisha-Pacolli: Siç e ceka unë trajtoj klientë klinikisht të shëndoshë ,mirëpo pasi klienteja ime në diasporë është shqiptare atëherë unë shumë shpesh hasë tek klientët sidomos tek gjinia mashkullore që pas disa seancave vërtetohet se shumica e çrregullimeve emocionale kanë për bazë traumat e luftës të cilët ata i kanë përjetuar si dhe me vite ato ndjenja i kanë mbajtur të ndrydhura derisa tek pjesa tjetër e klientëve pandemia ka ndikuar ne prishjen e ekuilibrit emocional me simptoma si frika, stresi ankthi. Tek gjinia femërore është një problematikë shoqërore qe fatkeqësisht ka marrë vrull edhe në Kosovë e që është rritja e rasteve të divorcit. Kjo është një ndër problematikat më të shpeshta që gjinia femërore kërkojnë këshillime psikologjike (por për fat të keq pasi është bërë vonë). Do të kisha shtuar këtu një mesazh për të gjitha çiftet shqiptare se para se ta marrin këtë vendim ndoshta do të ishte mirë që ti kërkojnë të gjitha burimet e mundësive për të shmangur këtë akt duke pasur parasysh se pa një familje të shëndoshë nuk mund të kemi as një shoqëri të shëndoshë dhe identitet të mirëfilltë.

Kur ishte fjala te lufta, një raport i OKB-së flet se në Kosovë ka pasur krime dhe masakra, amdje edhe mbi njëzet mijë femra kosovare të dhunuara. Keni pas ju ndonje vizite rreth ketyre rasteve. Apo cfarë mund të ndihmoni ju në këtë drejtim, traumat që kanë përjetuar mund t’i kenë ende të fresketa?

Shkendije Berisha-Pacolli: Dhuna Seksuale është çdo lloj i sulmit verbal apo fizik nënkuptuar seksualisht me qëllime të ndryshme jospecifike. Dhuna seksuale cenon kufijtë e çdo individi, është padrejtësi dhe duhet të ndëshkohet rendë. Pasi që kanë kaluar më shumë se dy dekada nga fundi i luftës, për kurimin e pasojave te stresit posttraumatik nevojiten edhe shume dekada tjera si për nënat që kanë përjetuar traumën e dhunimit seksual po ashtu edhe për fëmijët që do lindin. Pra, nëse stresi posttraumatik nuk shërohet atëherë ky mund të përcillet brez pas brezi. Përdhunimi është t’i mohohet karakteri njerëzor dhe synon shkatërrimin e gruas. Gratë e përdhunuara gjatë luftës jo vetëm që janë viktima të përdhunuesve, të mbijetuara të torturës, por ato shpesh janë edhe viktima të rrethit në të cilin jetojnë, për shkak se përballen me përbuzjen dhe përjashtimin nga shoqëria. Përgjegjësia jonë e përbashkët ka për qëllim t’i përgjigjet me humanitet kësaj të keqe”. Unë kam pasur raste ku klienti ka një nivel të lartë stresi dhe ankthit ku pas shumë vizitave mjekësore është vërtetuar se në të dy rastet janë fëmijë të nënave të dhunuara.

Znj Psikologe gjatë dy vitesh jetuam si jetuam me pandeminë. Ka shkaktuar pasoja pandemia jo vetem ne Gjermnia por edhe Kosovë, Shagiperia dhe mbare planetin tone sidomos tek fëmijët në arsim, apo mes qifteve, ku ka pasur dhunë me pasoja deri tek divorcet. Keni pasur raste ter tilla dhe cfare mendoni rreth kesaj

Shkendije Berisha-Pacolli: Pavarësisht gjendjes kolektive që përfshiu tërë globin ende nuk ka të dhëna të sakta për dëmet dhe efektet e pandemisë COVID-19 që solli për shëndetin mendor. Shumica e psikologëve dhe studiuesve të fushës kanë konstatuar se ka shumë të ngjarë që pasojat psikologjike do të zgjasin edhe për shumë kohë. E sigurt është se rritja e nivelit te frikës, stresit, ankthit si dhe depresionit është rritur enorm dhe qe vërehet edhe në përditshmërinë tonë, ku njerëzit janë shumë më te irrituar ,ndërsa çështjet që trajtoj me klientët janë më shume si pasoje e pandemisë e cila ka shkaktuar frikë, pasiguri dhe çrregullime emocionale. Kjo periudhë e zorshme dhe komplekse na ka vetëdijesuar për pasojat – sidomos ato afatgjate – që mund të kenë çrregullimet në shëndetin mendor dhe, në të njëjtën kohë, na ka bërë të kuptojmë më mirë rëndësinë që ka trajtimi psikologjik adekuat, në mënyrë që të jemi më rezistentë, t’i rikuperojmë pasojat eventuale afatgjata psikologjike dhe t’i përballojmë në mënyrën e duhur sfidat jetësore.

Për fund një mesazh për te rejat shqiptasre ne diaspore, dhe cfare mendoni për prespektiven e femrës shqiptare në Kosovë. Jeni e kënaqur në integrimin, në përfshirjen e tyre në insititucionet shoqërore dhe shtetërore?

Shkendije Berisha-Pacolli: Vete fakti se shteti ynë për herë të dytë udhëhiqet nga një femër tregon për integrimin dhe ngritjen e sajë në shoqëri. Integrimi i femrës është i domosdoshëm, siç ka thënë edhe Naim Frashëri ”Se gruaja duhet të jetë më shumë e mësuar se burri”. Kur ngritet femra atëherë ngritët i gjithë populli, prej saj edukohet familja e cila pastaj është bërthamë e shoqërisë. Gruaja, femra sot ne jo vetem ne diaspore por ne cdo vend eshte jo veteme shtylla e shtepise, por edhe e mbare nje shoqerie. Pse thone, te shof sa femerat i keni te shkolluara, te tregoj kush jeni. Mesazhi im për femrat në diaspore do të ishte që në radhë të parë të shkollohen sa më shumë në vendin ku jetojnë duke mos harruar vlerat familjare, morale dhe kombëtare si dhe të fokusohen e të jenë me aktive në jetën reale sesa në atë të mediale apo virtuale duke përfshirë këtu edhe vajzat e mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat