Krishtlindjet Ortodokse në Argjentinë, u kremtuan me flamurin shqiptarë - Bota Sot
Krishtlindjet Ortodokse në Argjentinë, u kremtuan me flamurin shqiptarë

Diaspora

E shtunë, 17 nëntor 2018

Krishtlindjet Ortodokse në Argjentinë, u kremtuan me flamurin shqiptarë

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 9 janar 2015 Në ora: 15:14

Duani Atheun e juaj, Duani Kombin e juaj, Duani të afërmin tuaj, ashtu si vetveten. Atdheu është një dhuratë e pranuar, shprehet kryepeshkpoi dhe theksonë se Kombi është një detyrë për të gjithë ne të bëjmë, dhe, uniteti dhe, liria janë ligji i parë, dhe i fundit. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një vend të vëllezërve, tek Shqipëria aq e madhe dhe e lavdishme."
Besimtarët ortodoksë shqiptarë i kremtuan Krishtlindjet e tyre me meshën tradicionale të mesnatës, mbajtur në më 7 Janar 2015. Një kremtim i till, dhe, një meshë me këtë rast - është mbajtur si njofton në rrjetin e social facebook të kishës - edhe nga Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuesen e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit - aty ku kjo kishë, ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai.
Ashtu si duket edhe në fotografitë e postuara nga Kryepeshkopi Aleksandër - ai ka drejtuar shërbesën dhe ceremonitë e tjera të mbajtura me këtë ditë të shënuar, për të gjithë besimtarët ortodoks anembanë botës. Mes një grupi besimtarësh në kishë, janë shqiptarët, të cilët kan pozuar me flamurin tonë kombëtar në ambjetet e Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Argjentinë,
Simbas statistikave thuhet se anëtarët e kësaj kishe janë arbëreshë, të cilët për arsye të ndryshme dhe kohë të ndryshme, afro një shekull më parë kan ikur nga Italia Jugore dhe janë vendosur në Argjentinë - kryeqytetin e saj Buenos Aries dhe rrethinat e tij - si dhe në disa shtete të tjera të Amerikës së Jugut.

Ndërkohë, në një mesazh të postuar në profilin e kishës - Kryepeshkopi Aleksandër, shkruan se më 7 janar 2015, Kisha Ortodokse, festoi Krishtlindjet, sipas kalendarit të vjetër.
Në mesazhin e tij ai thotë se edhe një herë, për të gjithë ju, miqtë e mi të dashur, Shqiptarët, ju urojë paqe dhe lumturi që buron nga misteri i shpellës së Betlehemit, të dëshironi. "Mund që zemrat tona të jenë vendi ku Perëndia - është i lindur, rinovimit jetën tonë. Urime festen e Krishtlindjes, paqja e Krishtit qoftë mbi ju. Kjo festë e madhe të ju shërbej, për unitetin ndërvëllazëror." është shprehur kryepeshkopi.
Më tej ai bën një thirrje, patriotike duke thënë :" Duani Atheun e juaj, Duani Kombin e juaj, Duani të afërmin tuaj, ashtu si vetveten. Atdheu është një dhuratë e pranuar, shprehet kryepeshkpoi dhe Kombi është një detyrë për të gjithë ne të bëjmë, dhe, uniteti dhe, liria janë ligji i parë, dhe i fundit. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një vend të vëllezërve, tek Shqipëria aq e madhe dhe e lavdishme."
Kurse, në fund të mesazhit të tij në facebook Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, përcjell urimet më të përzemrta me këtë rast për të gjithë Shqipëtarët, pavarësisht nga feja apo idiología politike që kemi, thotë kryepeshkopi duke e mbyllyr mesazhin e tij me urimin:" Rroft Kombi Shqiptarë!!! Në lavdinë e kombit tonë shqiptar përgjithmonë!!! Rroftë Kisha Ortodokse Shqiptare e Pavarur dhe Patriotike!!! Rroftë Shqipëria!!! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqipëtarët kudo që janë"
Kryepeshkopi Aleksandër:
Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandër i Argjentina dhe Amerika Latine rrënjët e tij zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut. Njëri nga prindërit mbante mbiemrin Muzakajt, ndërsa tjetri mbante atë Greco. Shumë shekuj më parë, familja e tij pat lënë Arbërinë e shkrumbuar nga luftërat dhe qe vendosur në Kozencë. Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuese e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit.

Shqiptarët e Argjentinës:
Kjo kishë ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai. “Dy janë qëllimet e punës sonë: të shërbejmë që shumë njerëz të ritakojnë besimin tek Zoti dhe t’i takojmë shqiptarët me vlerat kulturore të kombit tonë përmes simboleve dhe historisë. Madje, synojmë që të gjitha këto t’i bëjmë në shqip”, thotë Kryepeshkopi me seli në Buenos Aires të Argjentinës. Ai tregon se në këtë shtet dhe në gjithë Amerikën e Jugut ka shumë shqiptarë, shumë arbëreshë që kanë ikur nga Italia Jugore dhe janë vendosur atje. “Ne jemi me mijëra, por shumica është e asimiluar në vendin ku ka jetuar dhe e kanë harruar pothuajse lavdinë e origjinës shqiptare. Po luftoj për t’i ribashkuar, për t’iu kujtuar origjinën.

Amaneti i Kryepeshkopit :
"Unë vij nga një familje me origjinë arbëreshe e jugut të Italisë. Paçka atyre shumë shekujve që kanë kaluar nga koha që familja ime la Shqipërinë, gjithmonë e kemi ruajtur edhe të folurën. Arbëreshët që jetojnë në Amerikën e Jugut e kanë humbur jo pak të folurën shqipe, gjuhën pra, e megjithatë po përpiqem ta rikthej vëmendjen tek ajo. Gjithnjë e kemi pasur në ndërgjegjen tonë, tokën e origjinës. Kjo koshiencë nuk ka humbur as përgjatë shekujve. Kjo është e rëndësishme për t’ia transmetuar edhe të rinjve tanë. Gjithnjë kam thënë se porta jonë është e hapur për të gjithë ata që kanë gjak shqiptar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test