Gudel për Maradonën: Zoti para kohe po i merr të mëdhenjtë që lanë gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit

Futboll

Gudel për Maradonën: Zoti para kohe po i merr të mëdhenjtë që lanë gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:04
Gudel për Maradonën: Zoti para kohe po i merr të mëdhenjtë që lanë gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit

Ivan Gudel, ish futbollist i mirënjohur, që vite me radhë ka luajtur për Hajdukun e Splitit në vitet e 80-ta, është i tronditur me ikjen në amshim të mbretit të futbollit, Diego Armando Maradona. 

“Gudel ishte juniori më i mirë në Kampionatin Evropian në vitin 1979 dhe Diego Maradona u zgjodh juniori më i mirë në Kampionatin Botëror në Japoni në të njëjtin vit, ku Argjentina triumfoi (në fazën e  grupeve) me rezultat 1:0 ndaj ish Jugosllavisë dhe u bë kampione e botës”, shkruan mediat kroate “24 Sata”.

Gudel kujton edhe disa momente emocionuese. “Ai ishte një person emocionues, një person i veçantë që kishte karizëm, i cili adhurohej nga të gjithë, sepse ai jetonte jetën në maksimum. 

Maradona ishte një futbollist i shkëlqyeshëm sepse luante futboll, argëtohej, ishte një gjeni që bënte gjithçka përmes argëtimit dhe lojës.

 Ai ishte, për mendimin tim, një djalë i vogël që i tregoi të gjitha emocionet e tij të gjithëve dhe pa asnjë frenim.
Lajmi për vdekjen e tij më goditi rëndë, me të sikur kishte shkuar edhe një pjesë e imja.

Gjynah, ai u largua shumë herët, duket se Zoti para kohe po i merr të mëdhenjtë që lanë gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit”, tha mes të tjera Gudel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat