Osmani, kryetrajneri i ri i Renovës

Futboll

Osmani, kryetrajneri i ri i Renovës

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:14
Osmani, kryetrajneri i ri i Renovës

Një nga trajnerët më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut, Qatip Osmani, merr timonin e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës.

Pas dorëheqjes së Bujar Islamit, Renova vendosi që të rikthejë në pozicionin e trajnerit strategun e njohur, i cili udhëhoqi këtë ekip në periudhën nga 2012 deri në vitin 2017.

Siç dihet, në karrierën e tij si trajner, 51-vjeçari ishte shefi i shtabit teknik të Shkendijës dhe Shkupit.

Osmani e pret sprovë e madhe në klubin e Renovës, e cila po lufton për të siguruar ekzistencën në elitën  e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat