Pirlo: Juve duhet të shfrytzojë momentet e lojës

Futboll

Pirlo: Juve duhet të shfrytzojë momentet e lojës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:49
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur pas barazimit ndaj Beneventos në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.

Italiani tha se ekipi i tij ende nuk është mësuar të shfrytzojë disa momente të lojës dhe ti lexoj ato.

Për ‘Bianconerët’ ky është barazimi i pestë këtë sezon në ligë, dhe vetëm katër fitore.

‘Ne e kontrolluam pjesën e parë mirë, kishim shanca ta fitonim ndeshjen, por ne duhej ta kontrollonim situatën dhe të shkonim në pushim me avantazh’, deklaroi 41 vjeçari.

‘Ne po fokusohemi tek zhvillimi i lojës, tani kemi edhe një anësor më shumë, ndonjëherë është më mirë ndonjëherë jo. Por, nëse duam të fitojmë trofe, duhet të fokusohemi të mos lëshojmë ndeshjet siç kemi bërë sot’, tha Pirlo.

Juventus qëndron në vendin e pestë dhe ka gjithsej 17 pikë nga nëntë ndeshje të luajtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat