Grima kalon koronavirusin, por te Shqipëria konfirmohen dy raste të reja

Futboll

Grima kalon koronavirusin, por te Shqipëria konfirmohen dy raste të reja

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:03
Grima kalon koronavirusin, por te Shqipëria konfirmohen dy raste të reja

Trajneri i kombëtares së femrave të Shqipërisë Armir Grima ka rezultuar negativ për koronavirus në tamponin e fundit, por COVID-19 ende nuk është larguar nga ekipi përfaqësues pasi janë infektuar së fundmi zv/trajneri Elvis Legata dhe një futbolliste.

Në analizat e kryera skuadra përfaqësuese kuqezi e femrave, tekniku shkodran Grima rezultoi pa shenja të COVID-19-ës.

Por, sipas “Shkodra Sport” kanë rezultuar negativ dhe futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i Shqipërisë për femra Alban Shala.

Përgjigjet e analizave kanë habitur stafin teknik dhe skuadrën pasi Grima rezultoi pozitiv me koronavirus një ditë para takimit kualifikues për Europian me Qipron.

Shqipëria do të luajë takimin e fundit me Portugalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat