Man Utd në ofensivë të plotë për të nënshkruar me Calhanoglun

Futboll

Man Utd në ofensivë të plotë për të nënshkruar me Calhanoglun

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:02
Hakan Calhanoglu

Milani mund të mbetet pa njërin nga lojtarët e saj kryesor, Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk është futur në vitin e fundit të kontratës, teksa ende nuk ka pranuar rinovimin me Rossonerët.

Rossonerët i kanë ofruar kontratë të re deri në vitin 2025, por turku ende nuk e ka pranuar një të tillë.

Nga ana tjetër Manchester United është në bisedime të avancuara me agjentin e lojtarit.

Sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, Calhanoglu pritet të jetë lojtar i ri i Djajve të Kuq, të cilët i kanë ofruar kontratë pesë vjeçare me një pagë prej pesë milionë eurove në sezon.

26-vjeçari gjithashtu është edhe në listën e Juventusit, por ai preferon kalimin në elitën e futbollit anglez.

Calhanoglu besohet se do të nënshkruajë parakontratë me Manchester Unitedin në janar për t’iu bashkuar atyre në verë si transferim i lirë.

Reprezentuesi turk këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje me Milanin ku ka shënuar katër gola e ka bërë katër asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat