Idrizi: Në pjesën e parë na dëmtoi referi

Futboll

Idrizi: Në pjesën e parë na dëmtoi referi

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Idrizi: Në pjesën e parë na dëmtoi referi

Vëmendja ishte në derbin e Anamoravës, mirëpo një ndeshje mjaftë interesante u luajt edhe në Drenas.

Feronikeli mposhti në shtëpi mitrovicasit e Trepçës ’89 duke i futur këta të fundit në një krizë rezultatesh.

Pas ndeshjes deklaratë interesante për ArtMotion dha trajneri i skuadrës humbëse, Shpëtim Idrizi.

“Them të drejtën e kemi ditur që do jetë ndeshje e vështirë kundër Feronikelit, në pjesën e parë nuk reaguam edhe aq mirë, por ndoshta jo që humbëm po edhe referi ndikoi pak në rezultat sidomos në pjesën e parë”

“Në pjesën e dytë patëm dy raste të qindpërqindta, por portieri i tyre ishte në nivelin e duhur. Normal neve na mbetet të punojmë në këto tre sfida shumë të rëndësishme, për sot ky ishte kapaciteti jonë”- përfundoi Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat