Fiorentina në telashe

Futboll

Fiorentina në telashe

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Cesare Prandelli

Fiorentina në telashe, kësaj radhe me armikun e padukshëm Virusin Korona.

Sikur mos mjaftonte kriza e rezultateve që nisi me Giuseppe Iachinin në stol dhe po vijon edhe me Cesare Prandellin i cili në dy ndeshjet e para në kampionat që pas rikthimit te vjollcët, pikërisht ndaj Beneventos dhe Milanit, Fiorentina tashmë duhet të bëjë për të paktën dy javë edhe pa trajnerin e saj.

Prandelli ka rezultuar pozitiv me koronavirus në tamponin që ka kryer sëfundmi dhe do t’i duhet të qëndrojë në karantinë i izoluar në shtëpinë e tij për 2 javët e ardhshme.

Në ndeshjen e radhës ndaj Genoas, Fiorentina do të drejtohet nga zëvendësi i Cesare Prandellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat