Gazmend Haliti - dy dekada trajner, shembull se si punohet me kategoritë e reja

Futboll

Gazmend Haliti - dy dekada trajner, shembull se si punohet me kategoritë e reja

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Gazmend Haliti - dy dekada trajner, shembull se si punohet me kategoritë e reja

Zeja e trajnerit në futboll është puna më e vështirë, sidomos ata që punojnë me grupmoshat e reja!

Në 20 vitet e fundit, Kosova ka një trajner të shquar, ai është Gazmend Haliti dhe shembull për të gjithë se si punohet me kategoritë e reja.

Dy dekada trajner dhe që ka zbuluar e formuar shumë futbollistë, që sot bartin barrën kryesore në ekipet seniore.

Image

Haliti edhe si futbollist ka qenë ndër më të dalluarit dhe sot përvojën e kohës së tij po e sjell me shumë sukses të gjeneratat e reja! 

Qe 12 vite punon trajner me kategoritë e reja të Kosovës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës. FFK i ka besuar më shumë se një dekadë Halitit punën me gjeneratat e reja.

Image

Kjo është dëshmi e fuqishme e punës profesionale të Halitit  me grupmoshat e reja dhe që po nxjerr vazhdimisht emra të rinj të sportit më popullorë në botë, siç është futbolli.

Image

Haliti në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon për ecurinë e punës, vështirësitë dhe kënaqësinë me punën që e bën me të rinjtë. 

Image

“Bota sot”: 20 vjet apo dy dekada trajner, 12 në FFK, sa ishte i vështirë ky rrugëtim në kushtet e Kosovës?

Gazmend Haliti: Dy dekada punë me grupmosha të reja, një punë e pandërprerë në kushte jo shumë të mira për punë, nuk janë të lehta por ja kemi dalur edhe në këto kushte, të FC Prishtina sa kam punuar ka qenë një punë shumë e mirë, në ato kushte që ka ofruar klubi më i madh në Kosovë, një klub që kërkonte vetëm rezultate që edhe është normale sepse në klubet e mëdha të mban vetëm rezultati. 

Image

Ishte privilegj të punoj në një klub të madh me shumë talent dhe me shumë përgjegjësi, me talentët e shumtë të cilët edhe janë më të merituarit për rezultatet e shkëlqyeshme që kishim. 

Image

Një falënderim i veçantë për dy legjendat e FC Prishtinës Sahit Kelmendi dhe të ndjerin Fadil Vokrri (ish drejtorin e FC Prishtina) të cilët edhe ma mundësuan të punoj në FC Prishtina, besuan shumë dhe unë me punë profesionale dhe rezultate e arsyetova besimin e tyre, sepse me FC Prishtinën fituam 16 tituj kampioni! 

Image

Në FFK plotë 12 vite, një punë me shumë përgjegjësi, filluam në vitin 2009 me organizimin e përgjithshëm te grupmoshave të reja, projekti i Albert Bunjakut me organizimin e kampit Nacional U15, ishte i nivelit shumë të lartë, u seleksionuan shumë talent të cilët edhe luajnë në nivelet shumë të larta, ishte një kohë shumë e vështirë në kushte jo të mira, por edhe falë punës shumë të mirë të dyshes Albert Bunjaku dhe Ajet Shosholli dhe trajnerëve të ekipeve regjionale, trajnerëve të ekipeve zinxhirë, ishte një punë e shkëlqyeshme, që edhe rezultoi të jetë shume e suksesshme! 

Image
Image

Periudha pas pranimit në UEFA/FIFA, ju gëzuam të gjithë, kushtet dita ditës përmirësohen, dhe talentët kanë mundësi të zhvillohen në kushte më të mira, mirëpo prapë nevojitet punë më e madhe!

“Bota sot”: A mendoni se Kosova ka talent dhe çfarë i duhet më shumë?
Gazmend Haliti:
Kosova ka shumë talent, por nuk mjafton vetëm talenti, puna profesionale dhe organizimet e klubeve në Kosovë nuk janë në nivelin e zhvillimit të talentëve, duhet t’ju kushtohet më shumë rëndësi grupmoshave të reja, të investohet më shumë në infrastrukturë dhe të ndihmohen gjeneratat e reja, të ndahen fonde për grupmoshat e reja, fëmijët të mos paguajnë anëtarësime mujore, por klubet t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet si pagat e trajnerëve dhe të gjitha shpenzimet për organizimin e një akademie të futbollit!

“Bota sot”:  A ka rritje të nivelit të lojës në kategoritë e reja?
Gazmend Haliti
: Ngritje të nivelit ka të kategoritë e reja, por prapë nevojiten kushte dhe investime, sepse niveli i përgatitjes fizike, teknike dhe taktike duhet të jetë i nivelit shumë të lartë.

Image

Kemi futbollistë të moshës 15 - vjeçare që luan në nivelin më të lartë në Gjermani dhe stërvitet 6-8 herë brenda një periudhe një javore, ka kontratë me klubin dhe përfiton edhe materialisht, klubi investon në futbollistin, i ofron të gjitha kushtet dhe rezultatet në fund janë të shkëlqyeshme!

Image

Futbollistët zhvillohen në konkurrencë dhe liga ku garojnë duhet të jetë e nivelit të lartë, trajnerët e grupmoshave të reja po bëjnë një punë të mirë, por atyre duhet ofruar kushte për punë dhe përkrahje e madhe sepse talentët janë në duart e tyre!

20 vite trajner i grupmoshave të reja
Klubet si trajner:

2001-2005
KF Ramiz Sadiku (U-13, U-15)
2005-2016
FC Prishtina (U11, U-13, U-15,U-17, U-19

2009-2020
Selektor U-15 në FFK
2009-2020 (12 vite)
16-Tituj me grupmosha te reja
Trajneri më i suksesshëm i dekadës për grupmoshat e reja

Trajneri me i suksesshëm në FFK (pa humbje që nga pranimi në UEFA/FIFA)

Për 20 vite (pjesëmarrje rekorde në seminare/Kongrese ndërkombëtare gjithsej 28)
Hospitim ne klubet më të mëdha evropiane Bayern M, Barcelona, Chelsea, BvB Dortmund, FC Koln, Schalke 04, Bayern Leverkusen, Hoffenheim, Werder Bremen etj.

Image

Shkollimi:
Fakulteti Edukimit Fizik
UEFA Pro Licencë
28 Seminare/Kongrese ndërkombëtare
 Anëtar i Shoqatës së Trajnerëve Profesional në Gjermani/BDFL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat