Pa fitues derbi i madh i Manchesterit 

Futboll

Pa fitues derbi i madh i Manchesterit 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:21
Pa fitues derbi i madh i Manchesterit 

Dy skuadra të të njëjtit qytet, Manchester Utd dhe Manchester City, u ndanë baras (0:0) në “Old Trafford”, në kuadër të javës së 12-të të Premier League në futboll. 

Futbollistët Rashford e Fernandes me shokë nuk ia dolën ndaj Cityt të Sterlingut, De Bruyne, Mahrez etj. 

Lojë me ritëm nga të dy ekipet por sulmuesit nuk u treguan të saktë qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. 

Manchester Utd është në vend të shtatë me 20 pikë, ka një më shumë se City që renditet një pozitë më poshtë.

Dy skuadra që luftojnë për titullin e kampionit në Premier League, por kësaj radhe asnjëra nuk ia doli që të fitojë pikë të plota, por u desh të kënaqen me nga një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat