Real Madrid ia shkakton humbjen e parë Atleticos

Futboll

Real Madrid ia shkakton humbjen e parë Atleticos

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:57
Real Madrid ia shkakton humbjen e parë Atleticos

Atletico Madrid është mposhtur pas 11 xhirove në La Liga dhe atë nga rivali i qytetit, Real Madrid. Los Blancos edhe njëherë kanë treguar se janë skuadra që ka fjalën kryesore në kryeqytetin spanjoll, derisa kanë fituar me rezultat 2:0.

Madridi është i bardhë sonte.

Los Blancos e kanë mundur me rezultat 2-0 skuadrën e Atletico Madrid duke ja shkaktuar humbjen e saj të parë në këtë sezon, pasi që nga 10 ndeshje Atletico kishte 8 fitore dhe dy barazime.

Në përgjithësi pjesa e parë e ndeshjes ishte më e mirë për Los Blancos të cilët dominuan dhe patën dominimin në këtë ndeshje.

Goli për Real Madridin erdhi në minutën e 15 ku shënoi Casemiro pas asistimit të Toni Kroos.

Los Blancos e kanë dominuar këtë takim edhe me statistika ku deri me tani kanë 61 për qind të mbajtjes se topit dhe e kanë tentuar golin gjashtë herë.

E çuditshme por skuadra e Atletico Madrid nuk ka pasur asnjë tentim për gol dhe asnjë goditje për 45 minuta gjatë pjesës së parë.

Në pjesën e dytë prapë Real Madrid ishin më të mirë derisa Atletico nuk arrinte që të sulmonte portën e Courtois dhe të arrinte të barazimi.

Kështu, në minutën e 63-të do të shënohej edhe një gol dhe kjo u arrit pas një goditje të fortë nga largësia e Carvajal.  

Topi goditi shtyllën por që më vonë kthehet në shpinën e Oblak, ku ky i fundit do të shënonte autogola.

Edhe në pjesën e dytë Real Madrid ishte më i mirë në statistika. Kishte posedimin dhe disa herë arriti që të sulmonte golin e kundërshtarit.

Derisa Atletico vazhdoi me lojën jo të mirë dhe kjo shihet në statistika ku pati vetëm dy tentime për gol dhe një goditje jashtë portës.

Atletico edhe pas humbjes vazhdon të jetë në vendin e parë me 26 pikë kurse Real Madrid pas 12 ndeshjeve ngjitet në vendin e tretë dhe ka 23 pikë por një ndeshje më shumë të zhvilluar se Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat