Batatina: Kjo është fytyra e vërtetë e KF Llapit

Futboll

Batatina: Kjo është fytyra e vërtetë e KF Llapit

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Batatina: Kjo është fytyra e vërtetë e KF Llapit

Llapi nga Podujeva ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:2 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në kuadër të javës së 18-të elitës së futbollit të Kosovës. 

Kjo fitore e gëzon shumë kryetrajnerin llapjan, Tahir Batatina.  

“Kjo është fytyra e vërtetë e KF Llapit. 

Futbollistët tanë treguan se si mbrohen ngjyrat e klubit me dinjitet, djersë e angazhim 200 për qind. 

Me këtë fitore mbyllet edicioni vjeshtor me gjithsej 20 pikë, kurse fokusi menjëherë tek ndeshja e Kupës, të mërkurën ndaj KF Onixit.

Vazhdojmë përpara. Urime LEGJENDA”, ka shkruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat