Mesjava sportive me 41 ndeshje, nuk mungojnë derbit

Futboll

Mesjava sportive me 41 ndeshje, nuk mungojnë derbit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Salah dhe Kane

Në këtë kohë pandemie ajo që ndjekësit e futbollit dëshirojnë më së shumti është që sa herë ndezin televizionin të shikojnë futboll.

Kjo mesjavë sjell futboll në top pesë ligat evropaine, ku në orare janë 41 ndeshje.

Normalisht që nuk mungojnë edhe derbit: Në Ligën Premier do të kemi përballjen Liverpool-Tottenham, në Serie A atë mes Interit dhe Napolit dhe Juventusit ndaj Atalantas, në La Liga do të shikojmë Real Madridin kundër Sociedadit.

Por, nuk duhet lënë anash as ndeshjet: Real Madrid- Athletic Bilbao, Bayern Munich-Wolfsburg.

Pasi jemi tek top pesë ligat e mëdha evropianë, është interesante të përmendet që liderët aktual në çdo ligë luajnë aktualisht në Ligën e Evropës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat