Gasperini grumbullon Gomezin për Juven, por shmang diskutimet për sherrin

Futboll

Gasperini grumbullon Gomezin për Juven, por shmang diskutimet për sherrin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 01:01
Gasperini dhe Gomez

Problemet mes kapitenit të Atalantës Papu Gomez dhe trajnerit Gasperini, janë bërë më të theksuara dhe fantazisti argjentinas mund të lërë Bergamon që në janar, për t’u transferuar në ndonjë skuadër tjetër të kampionatit italian.

Megjithatë në prag të ndeshjes me Juventusin, Gasperini refuzoi të komentojë problemet mes tij dhe kapitenit, teksa pranoi se nëse Gomez nuk do të ketë problem fizike, atëherë do të jetë i grumbulluar për transfertën torineze.

“Nëse nuk do të ketë problem fizike, Gomez do të grumbullohet normalisht me skuadrën, megjithatë nuk duhet të flasim vetëm për të. Kemi edhe të tjerë në skuadër, që nga Gollini e deri te Zapata, të cilët meritojnë respekt e konsideratë”, u shpreh Gasperini.

Gomez pritet ta nisë nga stoli në transfertën ndaj Juves, por edhe sulmuesi slloven Iliçiç pritet t’u mungojë zikaltërve në këtë ndeshje, ndërsa Gasperini konfirmon se është rikuperuar plotësisht rusi Miranchuk.

“Iliçiç vijon të stërvitet i veçuar dhe vështirë se mund të jetë gati fizikisht për të përballuar një ndeshje të tillë. Miranchuk ka mposhtur koronavirusin dhe tani është plotësisht gati, pasi po stërvitet me grupin”, tha trajneri i Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat