Barcelona-Real Sociedad, derbi në La Liga

Futboll

Barcelona-Real Sociedad, derbi në La Liga

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:25
Ilustrim

La Liga spanjolle rikthehet sot me derbin interesant ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedadit, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 14 në ligën spanjolle.

Barcelona ka vetëm 11 xhiro të zhvilluara këtë edicion, ku prej tyre ka arritur të arkëtojë gjithsej 17 pikë, duke u pozicionuar në vendin e tetë në tabelë, me pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Në anën tjetër, skuadra e Real Sociedad gjenden në pozitën e parë në tabelë, me shtatë fitore, pesë barazime dhe një humbje, me gjithsej 26 pikë të plota.

Ndeshja zhvillohet në “Camp Nou” duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat